Sport

Liga e Kombeve, Mancini shpalos objektivin: “Do të ishte fantastike ta fitojmë, por nuk do të jetë e lehtë ndaj Spanj

4 Tetor 2021, 20:21 Nga DOSJA
Liga e Kombeve, Mancini shpalos objektivin: “Do të ishte fantastike

ITALI-Dy ditë para gjysmëfinales së Final Four të Ligës së Kombeve kundër Spanjës, trajneri i Italisë Roberto Mancini vendos objektivin. “Do të ishte mirë të fitosh Ligën e Kombeve menjëherë pas Kampionatit Europian dhe të kualifikohesh herët për Kupën e Botës, por nuk do të jetë e lehtë,” shpjegoi ai për faqen e UEFA -s. “Spanja ishte skuadra që na vuri në vështirësi më të mëdha në Euro 2020. Ata janë të fortë dhe kanë lojtarë të mirë. Do të jetë një ndeshje e bukur,” shtoi ai.

“San Siro”, zakonisht, mbushet plot kur luan ekipi kombëtar. Sidomos pas atij triumfi, ndoshta edhe të papritur, në Euro 2020.”Ishte fantastike, sepse bëmë shumë njerëz të lumtur, të rinj dhe të moshuar. Ishte festë për të gjithë, ndoshta për shkak të periudhës që po përjetojmë. Tifozët ishin entuziastë dhe ne luajmë për të argëtuar njerëzit.”

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport italia liga e kombeve roberto mancini italia liga e kombeve roberto mancini

Sondazh

Poll