Sport

“Do ta bëj një ditë, mos më bëni presion”! Ronaldo “hap zemrën”, tregon planet për martesë me Ge

4 Tetor 2021, 11:52 Nga DOSJA
“Do ta bëj një ditë, mos më bëni presion”!

ANGLI-Cristiano Ronaldo është kthyer nga një fundjavë e vështirë personalisht pas barazimit që Manchester United arrriti me Everton dhe se lojtari e nisi takimin në pjesën e dytë. Sulmuesi është një fitues si pak në historinë e futbollit dhe kërkon më të mirën jo vetëm nga vetja, por edhe nga shokët e tij të skuadrës.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka gjetur tek Georgina Rodriguez partneren ideale që mbështet pasionin e tij maniak për kujdesin e trupit, por edhe një grua me të cilën ka një bazë të përbashkët vlerash që e bën marrëdhënien e tyre shumë solide.

Deri në pikën që Piers Morgan, shoku i tij i dhe gazetar në Daily Mail, përpiqet t’i bëjë atij pyetjen: “A je aq i lumtur sa të martohesh?” Ronaldo përgjigjet duke qeshur: “Mos më bëj presion! Por një ditë do ta bëj, me siguri. është edhe ëndrra e nënës sime. Do të vish në dasmën time, Piers, mos u shqetëso”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport georgina rodriguez ronaldo georgina rodriguez ronaldo

Sondazh

Poll