Sport

Challandes: “Suedia shumë e fortë, na duhet një ndeshje si ndaj Spanjës”

4 Tetor 2021, 10:36 Nga DOSJA
Challandes: “Suedia shumë e fortë, na duhet një ndeshje si

KOSOVE – Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Suedinë për ndeshjen e gjashtë kualifikuese për Botërorin 2022 më 9 tetor, pothuajse e pashpresë për kualifikim.

Të hënën në konferencën për shtyp në pragt ë grumbullimit trajneri  Challandes nënvizoi se shpreson që skuadra e tij të bëj një lojë të ngjashme ashtu si ndaj Spanjës, pavarësisht se e humbën atë takim.

Suedia është ekip shumë i vështirë për kundërshtarët dhe veçanërisht kur luan në shtëpi. Të gjithë kundërshtarët kanë probleme me Suedinë sepse është ekip i fortë”, tha Challandes.

Challandes, i cili e mori drejtimin e Kosovës në mars të vitit 2018, tha: “Ndeshja me Spanjën ishte më e mira që nga koha kur unë kam marrë drejtimin. Mund të mos pajtoheni por ishte ndeshja më e mirë e jona sepse kemi luajtur kundër njërit prej ekipeve më të mira në botë.”

70-vjeçari e ka drejtuar Kosovën në 24 ndeshje, prej të cilave i ka fituar 8, i ka humbur 9 dhe ka barazuar në 7 të tjera.

“Teknikisht ishte shumë e mirë dhe kemi luajtur me pasion dhe zemër. Kemi pasur më shumë raste shënimi se sa Spanja. Cili ekip ka pasur më shumë raste se Spanja në 10 ndeshjet e fundit, asnjë ekip. I kam parë ndeshjet. Ne kemi pasur më shumë raste shënimi dhe jemi mbrojtur me 11 lojtarë dhe u zhgënjeva për lojtarët. Ne kemi bërë punë të mirë me Spanjën dhe duhet ta vazhdojmë këtë”, shtoi ai.

Dardanët do të mblidhen sot për të nisur përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës, kundër Suedisë në transfertë më 9 tetor dhe kundër Gjeorgjisë në Prishtinë më 12 tetor.

Kosova nuk ka më shasne për të siguruar pjesmarrjen në një turne të madh për herë të parë në historinë e vet, pasi ka vetëm katër pikë në vendin e tretë në Grupin B, nëntë më pak se kryesuesja Spanja dhe pesë më pak se vendi i dytë, Suedia.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll