Aktualitet

I gjashti që u kap! Pjesë e bandës së kokainës, arrestohet shqiptari në Itali, ishte në makinë me familjen

4 Tetor 2021, 17:11 Nga DOSJA
I gjashti që u kap! Pjesë e bandës së kokainës,

ITALI– I gjashti ka rënë në pranga! Shqiptari 36-vjeçar, Luis Egro është i fundit i prangosur nga operacioni “Illyricum”. I riu u kap teksa po kthehej në Aosta me familjen e tij në orët e para të mëngjesit.

Sipas policisë italiane, Egro ishte pjesë e grupit të shpërndarësve të drogës, ndërsa më parë ishin arrestuar: Angjelin Lleshi, Amarildo Perloshi dhe Diego Gustavo Corchia, i vetmi italian në “rreth”. Të tre kishin për detyrë të shisnin kokainë, që e merrnin nga Elton Beleshi dhe kunati i tij, Leonard Vishaj. Edhe këta të arrestuar.

Vishaj konsiderohej si korrieri i grupit dhe transportonte lëndën narkotike nga Lombardia përmes furnizuesve që ndodheshin jashtë zonës ku ata lëviznin. Hetimet kishin nisur prej nëntorit 2020.

Marrë nga aostasera.it

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet luis egro operacioni illyricum luis egro operacioni illyricum

Sondazh

Poll