Aktualitet

Ishin në kërkim, policia e Shkodrës prangos në Hanin e Hotit 2 persona

4 Tetor 2021, 17:00 Nga DOSJA
Ishin në kërkim, policia e Shkodrës prangos në Hanin e Hotit

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka kapur dhe ka vënë në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim. Ata janë kapur në Hanin e Hotit, ku në pranga ka rënë shtetasi Marjan Marku 36 vjeç, banues në fshatin Shllak, si dhe R. L., 23 vjeç, banues në lagjen Skendërbeg.

36-vjeçari Marku ishte dënuar me 2 muaj burg nga Gjykata për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike, ndërsa 23-vjeçari për”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. 

“Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, falë veprimeve profesionale, kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit R. L., 23 vjeç, banues në lagjen Skendërbeg, Shkodër. Këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 15.04.2021, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve“.” – njofton Policia.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e shkodres marjan marku shkoder gjykata e shkodres marjan marku shkoder

Sondazh

Poll