Bota

Itali/ Sulmoi i dehur me shufra hekuri 6 makina, arrestohet 23-vjeçari shqiptar

4 Tetor 2021, 19:15 Nga DOSJA
Itali/ Sulmoi i dehur me shufra hekuri 6 makina, arrestohet 23-vjeçari

ITALI– Policia italiane ka arrestuar një 23-vjeçar shqiptar, i cili sulmoi me shufra hekuri 6 makina të parkuara në komunën e Caravaggio. Mediat raportojnë se pasi i dëmtoi makinat i riu u largua nga vendngjarja. Kanë qenë banorët e zonës ata që njoftuan policinë pasi dëgjuan zhurmat.

Dy ekipe të policisë italiane u vunë në ndjekje të shqiptarit. Ai u arrestua në afërsi të zonës teksa përpiqej të largohej. 23-vjeçari u raportua të kishte qenë i dehur. Ai pranoi të kishte lidhje me ngjarjen dhe iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë italiane.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni sulmoi 6 makina me shufra hekuri sulmoi 6 makina me shufra hekuri

Sondazh

Poll