Bota

Skandali i Pandora Papers, Rusia i cilëson “pretendime të pabaza” të dhënat që implikojnë presidentin Putin

4 Tetor 2021, 17:51 Nga DOSJA
Skandali i Pandora Papers, Rusia i cilëson “pretendime të

RUSI– Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar të dhënat e publikuara nga Pandora Papers si të pabazuara në prova konkrete. Mediat e huaja raportojnë se në dokumentat e publikuara janë përmendur një sërë emrash rusë. Dy prej tyre përfshijnë Konstantin Ernst, kreun e televizionit më të ndjekur rus Channel One dhe shefin e Sberbank, të institucionit financiar më të madh të vendit, German Gref. Ndonëse emri i presidentit rus nuk përmendet në dokumenta, disa nga gazetarët investigues pretendojnë se ai ka fshehur pasurinë nëpërmjet rrethit të tij të brendshëm. Kremlini i mohoi menjëherë këto pretendime duke thënë se nuk kishte asnjë provë për vërtetësinë e tyre. Peskov u shpreh se pretendimet ishin të pabaza dhe asnjë pasuri e fshehur nuk ekzistonte.

“Ne nuk pamë asgjë për pasurinë e fshehur brenda rrethit të brendshëm të Putinit. Nëse ka botime serioze, të bazuara në diçka konkrete dhe i referohen diçkaje specifike, atëherë ne do t’i lexojmë me interes,”tha ai.

Në dokumentat e publikuara shihet se një pronë prej 4 milion dollarësh është blerë në Monaco përmes një kompanie offshore në fund të vitit 2003. Prona thuhet se është blerë për një grua vendase në qytetin e lindjes së Putinit, në Shën Petërburg, e cila është raportuar më parë të kishte lidhje romantike me presidentin rus. Dokumentet e Pandorës janë 12 milionë dokumente të rrjedhura të publikuara nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues (ICIJ), i cili punoi me gazetarë nga mbi 117 vende, përfshirë media si The Washington Post dhe BBC. Thuhet se kjo është rrjedhja më e madhe ndonjëherë që ekspozon evazionin fiskal.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota investigimi i pandora papers pandora papers rusia investigimi i pandora papers pandora papers rusia

Sondazh

Poll