Bota

Qeveria e detyroi të vaksinohej, mësuesja greke pësoi atak kardiak

4 Tetor 2021, 17:28 Nga DOSJA
Qeveria e detyroi të vaksinohej, mësuesja greke pësoi atak

GREQI –  Mariza Provata, mësuese 30 vjeçare në Greqi ka treguar eksperiencën e saj me vaksinën e Covid dhe ka thënë se e ka bërë ate për të mbajtur vendin e punës ndërkohë që i shkaktoi arrest kardiak.

Siç e përmend dhe në një video që qarkulloi në internet, vaksina e dërgoi atë në spital dhe madje edhe në urgjencë, pasi ajo u paraqit me miokardit. Sipas medias greke Zouglas, Ky është një nga efektet anësore më të zakonshme të këtyre vaksinave, i cili prek kryesisht të rinjtë, siç është treguar.

Ajo ka treguar se masat e marra kundër COVID-19, si dhe presioni indirekt, por shumë i qartë dhe i vazhdueshëm nga sistemi, e çuan atë në qendrën e vaksinimit, ku ajo mori vaskinën Pfizer.

Ajo tregon në videon e saj  se si autoritetet, burokracia shëndetësore dhe autoriteti shkencor sistematik fshehin rastet e njerëzve të vaksinuar që përfundojnë në urgjencë, me efekte anësore serioze deri në shumë serioze dhe të rrezikshme nga vaksinimet. Kjo është një ankesë nga brenda, pasi Mariza Provata përjetoi këtë realitet të Njësisë së Kujdesit Intensiv dhe zbuloi vetë se një numër i madh i të rinjve përfundojnin aty. Njerëzit pa sëmundje shoqruese dhe njerëzit që sapo nxituan të vaksinohen.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota mariza provata mesuesja greke 30 vjeçare mesuesje greke peson arrest kardiak mariza provata mesuesja greke 30 vjeçare mesuesje greke peson arrest kardiak

Sondazh

Poll