Bota

Në kërkim që prej korrikut, bndalohet menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli! Dyshohet se i theu hundën një personi…

4 Tetor 2021, 16:40 Nga DOSJA
Në kërkim që prej korrikut, bndalohet menaxheri i Taynës,

GJILAN- Rinor Hykolli, i njohur për publikun si menaxheri i reperes Tayna, është ndaluar nga Policia e Kosovës, pasi ishte shpallur në kërkim që prej 22 korrikut. Ai, bashkë me një tjetër person, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’ ndaj L.B., të cilit i ka thyer hundën. Përveç Hykollit, identitetet e personave të tjerë nuk janë bërë publikë.

“I dyshuari R.H., në bashkëkryerje me të pandehurin Sh.Xh. (i cili për këtë rast është ndaluar më 24 Korrik 2021) më 22 Korrik 2021, në diskotekën ‘’Stop’’ në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshje i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L.B., në pjesë të ndryshme të trupit, duke ia thyer hundën, ku për shkak të lëndimeve i njëjti është detyruar të kërkonte tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prej korrikut, Hykolli nuk kishte shkelur në Kosocë, e në një komunikim për mediat kishte bërë me dije se ndodhej me pushime jashtë vendit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni rinor hykolli rinor hykolli

Sondazh

Poll