Bota

Kongresmeni amerikan: Mosndëshkimi në Serbi si në kohën e Millosheviçit

4 Tetor 2021, 19:14 Nga DOSJA
Kongresmeni amerikan: Mosndëshkimi në Serbi si në kohën e

SERBI – Kongresmeni amerikan nga Neë Jersey, Chris Smith, deklaroi se Serbia ka probleme të mëdha me respektimin e të drejtave të njeriut.

Ai  reagoi ndaj raportimeve për arrestimin dhe ngacmimin ilegal të Konstantin Katiq, kur sipas tij, autoritetet serbe e ndaluan në aeroportin e Beogradit dhe e rrahën për rreth katër orë dhe e kërcënuan për një ‘tëeet’ që  fyente presidentin Vuçiç. Sipas Smith kjo periudhë është edhe me keq se ajo e Millosheviçit.

“Rastet e tilla të shkeljeve të të drejtave të njeriut mund të ndodhin vetëm në një atmosferë të pandëshkueshmërisë kur abuzuesit nuk kanë frikë nga pasojat për veprimet e tyre. Të kujton ditët e këqija të vjetra të Sllobodan Millosheviçit”, tha ai.

Zëvendëspresidenti i Partisë Popullore serbe, Zdravko Ponos tha javën e kaluar se zyrtarët e BIA-s e ngacmuan dhe goditën anëtarin e partisë Konstantin Katiq për gati katër orë për shkak të një postimi në Twitter që fyente presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Ekipi juridik i Partisë Popullore paraqiti një kallëzim penal në Prokurorinë për Krim të Organizuar kundër udhëheqësve të BIA-s Bratislav Gashiq dhe Marko Parezanoviq dhe tre oficerëve të cilët e arrestuan ilegalisht dhe e rrahën dhe torturuan Katiqin në aeroportin e Beogradit të dielën në 26 shtator.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota chris smith kongresmeni amerikan konstantin katiq chris smith kongresmeni amerikan konstantin katiq

Sondazh

Poll