Bota

Cikloni godet Iranin dhe Omanin, shkakton 13 viktima

4 Tetor 2021, 15:36 Nga DOSJA
Cikloni godet Iranin dhe Omanin, shkakton 13 viktima

IRAN – Cikloni “Shaheen” shkaktoi rrëshqitje të mëdha toke në Oman të dielën dhe la 13 viktima ndërsa të tjerë rezultojnë të humbur. Stuhia u zhvendos më tej drejt Emiratev të Bashkuara Arabe dhe u dobësua.

Sipas The Guardian, autoritetet në Oman thanë se gjetën trupin e një njeriu të zhdukur teksa ujërat e përmbytjeve e kishin larguar nga automjeti i tij. Të dielën, stuhia bëri që një fëmijë të mbytet dhe dy të huaj nga Azia vdiqën në një rrëshqitje të tokës. Komiteti Kombëtar për Menaxhimin e Emergjencave njoftoi të hënën pasdite shtatë vdekje shtesë nga stuhia. Në Iran, televizioni shtetëror tha se shpëtimtarët gjetën trupin e një prej pesë peshkatarëve që u zhdukën nga Pasabandari, një fshat peshkimi pranë kufirit me Pakistanin.

Kryetari i parlamentit iranian, Ali Nikzad, tha se kishte frikë se deri në gjashtë peshkatarë ishin vrarë për shkak të ciklonit. Në provincën e Iranit 122 persona u trajtuan në spital të dielën pas një stuhie pluhuri me probleme zemre dhe probleme të mushkërive të shkaktuara nga cikloni. Tetëmbëdhjetë persona kishin nevojë për të qëndruar në spital për kujdes të mëtejshë.

Stuhia u zhvendos në skajet e saj të jashtme duke arritur në Emiratet e Bashkuara Arabe. Emiratet, shtëpia e Abu Dhabit dhe Dubait, kishin lëshuar paralajmërime për banorët se stuhia po vinte. Erërat u rritën të dielën duke marrë përpara ekspozitën e sapo hapur të Dubait.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ciklon ne iran cikloni "shaheen" ciklon ne iran cikloni "shaheen"

Sondazh

Poll