Bota

Pandora Papers/ 9 vende nisin hetimet mbi aktivitetet financiare të personave dhe institucioneve të profilit të lartë

4 Tetor 2021, 16:28 Nga DOSJA
Pandora Papers/ 9 vende nisin hetimet mbi aktivitetet financiare të

BRITANI– Autoritetet qeveritare në të paktën nëntë vende kanë shpallur hetime mbi aktivitetet financiare të disa prej qytetarëve dhe institucioneve të tyre të profilit të lartë, në përgjigje të Dokumenteve Pandora. Zyrtarët në Indi, Pakistan, Meksikë, Spanjë, Brazil, Sri Lanka, Australi, Panama dhe Republikën Çeke premtuan hetime. The Guardian shkruan se Presidenti i Kenias, Uhuru Kenyatta, e ka vlerësuar rrjedhjen e dokumentave edhe pse kjo gjë ekspozon pasurinë e vetë familjes së tij. Ai premtoi përgjigje të plotë mbi çështjen pas kthimit të tij nga Amerika.

Dmitry Peskov, zëdhënësi i Vladimir putin, hodhi poshtë dosjet e publikuara si “pretendime të pabazuara. Ai tha se asnjë pasuri e fshehur nuk është gjetur në rrethin e brendshëm të presidentit rus. Putini nuk shfaqet në dosje me emër, por shumë bashkëpunëtorë të ngushtë , përfshirë mikun e tij më të mirë që nga fëmijëria, i ndjeri Petr Kolbin, të cilin kritikët e kanë quajtur një “portofol” për pasurinë e vetë Putinit dhe një grua me të cilën lideri rus ishte dyshohet se ishte përfshirë dikur në mënyrë romantike.

Boris Johnson ka këmbëngulur që të gjitha donacionet për partinë konservatore të verifikohen menjhëherë, nëse janë në përputhje me rregullat. Dukoumentat zbuluan se Mohammed Amersi, një donator i fushatës së tij udhëheqëse ishte i përfshirë në një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit në Evropë.
Kryeministri çek, Andrej Babis, mohoi zbulimin e bërë nga investigimi, se ai përdori një strukturë të ndërlikuar për të blerë një rezidencë prej 13 milion paundësh në jug të Francës, si përpjekje e qëllimshme për të dëmtuar mundësistë e tij për të fituar në zgjedhjet e përgjithshme të kësaj jave.

“Nuk zotëroj asnjë pronë të patundshme në francë. Të gjitha paratë që kam huazuar, i kam kthyer. Policia le të hetojë”, tha ai.

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, premtoi gjithashtu se qeveria e tij do të hetojë të gjithë ata që përmenden në dosjet e publikuara. Mbreti i Jordanisë, Abdullah II pretendoi se këto ishin shpifje, pasi u zbulua se ai fshehu pronat e tij përmes një sërë firmash offshore. Në një deklaratë ai tha se raportet përfshinin pasaktësi dhe shtrembërim e ekzagjerim të fakteve. Instituti Tony Blair ka akuzuar The Guardian për keqinterpretim të qëllimshëm të blerjes së ambienteve të zyrës së Cherie Blair. Blair-ët pretendojnë se gjithmonë i kanë paguar taksat e tyre plotësisht dhe kurrë nuk kanë përdorur skema të shmangies offshore, të çdo lloji.

Pandora Papers është rrjedhja e gati 12 milionë dokumentave e dosjeve që ekspozojnë pasuritë e fshehura të udhëheqësve botërorë, politikanëve, miliarderëve e artistëve. Të dhënat u publikuan nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues në Uashington DC duke nisur kështu një nga hetimet më të mëdha globale të bëra ndonjëherë, pas Panama Papers në 2016 dhe Paradise Papers në 2017. Dosjet zbulojnë sesi individët e pasur mund të mbrojnë të ardhurat dhe asetet e tyre nga taksimi dhe kontrolli duke i fshehur ato në juridiksione offshore, të njohura më shpesh si “parajsa fiskale”.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 9 vende nisin hetimet investigimi i pandora papers pandora papers parajsat fiskale te lidereve boterore 9 vende nisin hetimet investigimi i pandora papers pandora papers parajsat fiskale te lidereve boterore

Sondazh

Poll