Aktualitet

Humbi jetën në sallën e lindjes, zbardhet shkaku i vdekjes së Rexhina Dobrovës (AUTOPSIA)

10 Qershor 2019, 08:45 Nga DOSJA
Humbi jetën në sallën e lindjes, zbardhet shkaku i vdekjes

Tiranë- Rreth një muaj pas vdekjes së nënës së re në maternitetin e Elbasanit autopsia mjeko ligjore shprehet për vdekjen e 25 vjecares Rexhina Debrova.

Mjeku ligjor Admir Sinamati pasi vlerësoi trupin e viktimës vërejti se në trupin e shtetases Rexhina Debrova u konstatuan plagë operatore në regjionin e poshtëm të barkut si dhe shenja të veprimeve të tjera mjekësore.

Foto nga ekspertiza mjeko-ligjore

Nga kqyrja e brendshme u konstatua plaga operatore cezariane në mitër, shenjat e përgjithshmë të asfiksisë karakterizuar me vazodilatacion, spazme të muskulaturës së lëmuar të rrugëve të frymëmarrjes si dhe reaksion të shtuar grandular të tyre.

Nga ekzaminimi mikroskopik i organeve u konstatua se prania e reaksionit eosinofilik në organe dhe edeme pulmonare akute. Shkaku i vdekjes së shtetases Rexhina Debrova ka qenë embolia amniotike.

Marrë nga Panorama

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet rexhina dobrova vdekja e 25-vjeçares në elbasan zbardhet ekspertiza mjeko ligjore rexhina dobrova vdekja e 25-vjeçares në elbasan zbardhet ekspertiza mjeko ligjore

Sondazh

Poll