Bota

“Shh, jo zhurmë se mami po fle”/ Dy vajzat e vogla qëndronin pranë së ëmës në Francë, por ajo kishte vdekur

4 Tetor 2021, 16:15 Nga DOSJA
“Shh, jo zhurmë se mami po fle”/ Dy vajzat e vogla

FRANCË – Dy motra, të moshës 5 dhe 7- vjeçare nga Le Mans, Francë, kaluan disa ditë pranë nënës së tyre duke menduar ajo po flite, ndërkohë që gruaja kishte vdekur. Sipas Ndtv, vogëlushet qëndruan disa ditë në apartament me trupin e nënës së tyre, e cila kishte vdekur papritmas. Mungesa e vajzave në shkollë kishte ngritur shqetësimin e mësueseve, të cilat kishin njoftuar policinë.

“Shh, mos bën zhurmë, mami është duke fjetur,” u kanë thënë vajzat oficerëve të policisë që trokitën në derë.

Oficerët këmbëngulën të futeshin dhe zbuluan trupin e nënës, e cila kishte lindur në vitin 1990 në Bregun e Fildishtë dhe që kishte vdekur nga shkaqe natyrore, sipas një autopsie të mëvonshme.

Vajzat u dërguan në spital dhe pastaj u vendosën në kujdestari të përkohshme pasi disa seancave këshillimi psikologjik.

“Nuk është ende e qartë se sa kohë kishin kaluar brenda banesës me nënën e tyre të vdekur. Ne kemi përjashtuar një hipotezë kriminale. Tani do të presim disa ditë dhe pastaj të përpiqemi për të marrë një dëshmi prej tyre,” tha Prokurori i Mans, Delphine Dewailly.

(m.k/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dy vajzat qendron me nenen e vdekur france le mans mendonin se e ema po flinte dy vajzat qendron me nenen e vdekur france le mans mendonin se e ema po flinte

Sondazh

Poll