Bota

Nga pandemia drejt operacioneve plastike, efektet e Covid-19

4 Tetor 2021, 15:00 Nga DOSJA
Nga pandemia drejt operacioneve plastike, efektet e Covid-19

ANGLI – Ndërsa pandemia ka funksionuar pothuajse virtualisht gjatë vitit 2020, studiuesit vunë re një fenomen që ata e quajtën “Zoom Dysmorphia”. Pas disa muajsh duke parë fytyrat e tyre në ekran gjithnjë e më shumë njerëz u fiksuan në të metat e tyre fizike.

Jane, një profesioniste 40-vjeçare shëndetit mendor nga Cork, kurrë nuk e kishte “vrarë” mendjen për mënyrën se si dukej. Por kur puna e saj kaloi në virtuale, ajo e gjeti veten duke u frikësuar nga mbledhjet në Zoom. Ajo ka thënë për The Guardian se fytyra e saj i dukej shumë e rrumbullakët, hunda e saj dukej më e madhe, dhe buza e saj dukej më e hollë se ajo e kishte vënë re në pasqyrë.

“Unë kam menduar gjithmonë se isha tërheqës, dhe njerëzit gjithmonë më komplimentonin. Por në video, askush nuk po thoshte se sa e bukur isha apo sa mirë ishte të shihje fytyrën time“, tha ajo. Si përfundim qershorin e kaluar, Jane mori situatën në kontroll dhe ndërhyri në buuzë duke vendosur “filler”. Ajo ishte aq e kënaqur me rezultatin sa ka në plan të përsërisë procesin çdo vit.

Shadi Kourosh, një dermatolog i Massachusetts vure re një rritje të madhe në konsultime për procedurat kozmetike si botox, filler, injeksione, lazer apo trajmime kozmetike.

“Me të gjitha shqetësimet e tjera që po kalonim ishte e çuditshme se sa njerëz të shqetësuar ishin në lidhje me pamjen e tyre”, thotë Kourosh. Më e habitshme është se me kthimin e ndërveprimit me njerëzit kërkesat e konsultimit për procedurat kozmetike nuk po ngadalësohen.

Në një studim pasues të botuar në Gazetën Ndërkombëtare të Dermatologjisë së Grave, Kourosh dhe kolegët e saj zbuluan se 71% e individëve të anketuar ishin të shqetësuar për pamjen e tyre dhe tre në 10 persona kishin plane për të investuar në pamjen e tyre për shkak të saj. Ndërsa këto shifra nuk mund të atribuohen vetëm pandemisë është e qartë se video konferencat hapën një Kuti Pandore të pasigurive fizike.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota kuriozitete pandemia dhe operacionet plastike pandemia dhe operacionet plastike

Sondazh

Poll