Politike

VIDEO- PD kërkon të diskutojë për “Open Balkan”, Kodheli ‘zbut’ situatën: Kafet i keni prej meje

4 Tetor 2021, 12:01 Nga DOSJA
VIDEO- PD kërkon të diskutojë për “Open Balkan”,

TIRANË– Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme ka pasur diskutime mbi nismën “Open Balkan”. Kanë qenë anëtarët e Partisë Demokratike ata që kanë dashur të diskutojnë mbi këtë nismë që e kanë quajtur të Beogradit, por kryetarja e Komisionit, Mimi Kodheli u ka kërkuar që të mbledhin firmat dhe thërrasin ministren për diskutime.

Pjesë nga biseda:

Tomor Alizoti: Duam të diskutojmë nismën ‘Open Balkan’i jashtem 

Kreshnik Çollaku: ‘Open Balkan’ është projekt i Beogradit, Rama e përqafon dhe e shet si shpikje të tij. Si ka mundësi të ecet në këtë rrugë. Ne duhet të bashkohemi drejt një qëndrimi. Erdhi presidentja e Kosvës këtu e na tha na e qani hallin. Si mundet të favorizojmë Serbinë

Mimi Kodheli: Nuk ka këtu…Mblidhni firmat dhe kërkoni ministren në Komision për të diskutuar për nismën ‘Ballkani i Hapur’.

Më pas fjalën e ka marrë kryenegociatori për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian Zef Mazi. Ai ka folur në lidhje me financimet e programeve IPA. Në fund, kryetarja e Komisonit Mimi Kodheli ka zbutur tonet me Opozitën dhe ka deklaruar se kafetë e konsumuara gjatë mbledhjes së sotme kanë qenë të paguara prej saj dhe jo prej Kuvnedit.  Me humor ajo shtoi se shishet e ujit nuk lejoheshin dikur gjatë mbledhjeve të komisioneve për arsye sigurie, pasi deputetët qëllonin njëri-tjetrin, por sot i kanë pasur mbi tavolinë.

Pjesë nga biseda

Tomorr Alizoti: Do doja që Komisioni të ishte më politik. Është bërë shumë teknik. Në kënvështrimin tim Shqipëria është një vend i prapambetur.

Mimi Kodheli: Faleminderit ambasadorëve, jeni të lirë të shkoni nëse e keni konsumuar kafen. Meqë jemi te kafja, ju siguroj se këtë ujin dhe kafen nuk e paguan parlamenti, e paguan kryetarja për mirëseardhjen. Kështu që herës tjetër mendohuni mirë. Pastaj kemi ca sekretarë që thonë kafen përpara mbledhjes, se nuk lejohet! Dikur nuk lejohej për arsye sigurie të kishim shishe pasi dikur i gjuanim njëri tjetrit, nuk është ky rasti. Jo që ta dini se mos kujtoni se është gjithmonë kështu, por s’është gjithmonë kështu.

LAJM KRYESOR: Mbledhjet e komisioneve parlamentare do të zhvillohen fizikisht, konferenca e kryetarëve diskuton për ngritjen e komisioneve hetimore

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike komisioni i jashtem 4 tetor 2021 mimi kodheli zef mazi komisioni i jashtem 4 tetor 2021 mimi kodheli zef mazi

Sondazh

Poll