Bota

81-vjeçari ngjit malet për të luftuar Alzheimer-in

4 Tetor 2021, 14:15 Nga DOSJA
81-vjeçari ngjit malet për të luftuar Alzheimer-in

SKOCI – Nick dhe Janet Gardner gjetën dashurinë në interesat e përbashkëta në ecje, udhëtime dhe kopshtari. Kur 4 fëmijët e tyre fëmijët u larguan, ëndrra e përjetshme e Nick dhe Janet për t’u ngjitur në malësinë skoceze në moshën 50 vjeçare u bë realitet.

Sipas BBC, gjatë 30 viteve të fundit, çifti jetonte ëndrrën derisa shëndeti i Janet filloi të përkeqësohet në vitin 2002 para se të diagnostikohej me osteoporozë (dobësimi i kockave). Gjashtëmbëdhjetë vjet kaluan dhe në 2018 Janet zbuloi se vuante nga sëmundje e Alzheimerit (humbja e kujtesës dhe shqisave) dhe nga demenca vaskulare.

Nick u frymëzua nga historia e një gruaje të re që ngjiti 20 male të Munro në kujtim të gjyshit të saj, i cili gjithashtu vuajti me Alzheimer. Përvoja e Nick me ecjet e gjata dhe palestra e çuan atë të ndërmerrte vetë sfidën e ngjitjes së të gjitha maleve në Munos duke mbledhur para për Shoqërinë Mbretërore të Osteoporozës dhe Shoqatës për Alzheimer, për të ndihmuar kështu edhe bashkëshorten.

Janet ka nevojë për përkujdes dhe të shkojë në një shtëpi përkujdesi për të sëmurët dhe Nick shpreson të mbledhë £ 10,000 për të përmirësuar jetën e saj dhe të gjithë atyre të diagnostikuar me Alzheimer’s.

(m.k/dos-ja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 81 vjecari ngjit malet nick gardner 81 vjecari ngjit malet nick gardner

Sondazh

Poll