Aktualitet

I vë flakën banesës, vetëflijohet vëllai i ish-komandantit të Gardës në tragjedinë e 21 janarit

4 Tetor 2021, 12:30 Nga DOSJA
I vë flakën banesës, vetëflijohet vëllai i

MIRDITË– Nikoll Prendi, vëllai i Ndrea Prendit, ish-komandantit të Gardës së Republikës më 21 janar, kur ndodhi edhe tragjedia me katër të vra, është gjetur i pajetë në banesën tij. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Reps të Mirditës, mesditën e sotme.

Komshinjtë dhe kryetari i fshatit Simon Kola kanë parë tymin dhe flakët që kanë përfshirë shtëpinë e Prendit dhe janë përpjekur të hapin dyert për ta shpëtuar të zotin e shtëoisë, por nuk ia kanë dalë dot.  Paraprakisht, bëhet me dije se Nikoll Prendi nuk i ka lejuar komshinjtë që të hapin dyert dhe të futeshin në shtëpinë e tij.

Në momentin që kanë mbërritur shërbimet e Posaçme, 60-vjeçari Prendi është nxjerrë i pajetë nga banesa, ndërsa kjo e fundit është shkrumbuar. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që paraprakisht raportohet se

Prendi i ka vënë flakën banesës për tu vetëflijuar. Nikoll Prendi ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm në këtë banesë. Shkaqet që mund ta kenë çuar drejt këtij vendimi drastik nuk dihen ende.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ndrea prendi nikoll prendi veteflijohet ndrea prendi ndrea prendi nikoll prendi veteflijohet ndrea prendi

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Tetor 2021, 14:27

TIRANË– Media austriake “Heute” i ka dedikuar një shkrim trafikut të drogës dhe emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria, duke përdorur si “pikë ky&cc...