Aktualitet

4 Tetor 2021, 14:27 Nga DOSJA

TIRANË– Media austriake “Heute” i ka dedikuar një shkrim trafikut të drogës dhe emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria, duke përdorur si “pikë kyçe” portin e Durrësit. Teksa zbulon detaje nga vizita e fundit e ministrit të Brendshëm austriak, Karl Nehammer, në Ballkanin Perëndimor, “Heute” shkruan se Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi konsiderohen gjithashtu si vende tranzit për emigrantët e paligjshëm. E se pikërisht për këtë arsye është rritur siguria në port. Por jo gjithmonë siguria e shtuar është treguar efektivë.

Kjo pasi sipas “Heute”, tabulatet telefonike të emigrantëve arabë të mbërritur në Austri, kanë zbuluar se ata kanë shkuar aty përmes kalimit nga Shqipëria.

Artikulli i plotë:

Vetëm në vitin 2020, Policia në Shqipëri sekuestroi rreth 4.4 ton kokanë, pa llogaritur atë të kanabisit. Një pjesë e madhe e tij transportohet në qytetin port të Durrësit. Durrësi konsiderohet një “pikë e sigurtë” për të trafikuar lëndët narkotike.

“Porti i Durrësit në veçanti tregon në mënyrë mbresëlënëse sa i rëndësishëm është bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e kontrabandës dhe krimit të organizuar,”-theksoi ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer gjatë një vizite në Shqipëri.

Bandat e drogës përdorin kryesisht importin e bananeve. Por biznesi i drogës është i kudondodhur në Shqipëri. Sipas autoriteteve shqiptare, trafiku i drogës është gjithashtu i lidhur ngushtë me kontrabandën dhe krimin e organizuar. Kjo është arsyeja pse jo vetëm 80 roje kufitare, por edhe 60 doganierë dhe 140 roje të tjerë sigurie janë vendosur në portin e Durrësit. Hetuesit kontrollojnë pasaportat e dyshimta ose kartat e identitetit në laboratorin e tyre kriminalistik.

Një fenomen aktual për autoritetet në të dy vendet janë aktualisht emigrantët ilegalë nga vendet arabe. Sipas Ministrisë së Brendshme, analizat e të dhënave të celularëve vihet se emigrantët e paligjshëm fluturojnë për në Shqipëri dhe më pas përfundojnë në Austri. Ballkani Perëndimor, Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi të vizituara nga Nehammer konsiderohen rajone tranzite për emigrantët. Deri më 21 shtator, rreth 700 kërkesa për azil ishin bërë në Shqipëri. Gjatë së njëjtës periudhë, autoritetet morën më shumë se 8,300 refugjatë – shumica e tyre nga Siria, Afganistani dhe Bangladeshi. Prandaj Nehammer thekson: “Krimi nuk njeh kufij kombëtarë, kriminelët veprojnë pa kufij”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet heute trafiku i droges heute trafiku i droges

Sondazh

Poll