Aktualitet

Gjendet e vdekur në banesë 63-vjeçarja nga Berati, kishte humbur jetën prej ditësh

4 Tetor 2021, 15:32 Nga DOSJA
Gjendet e vdekur në banesë 63-vjeçarja nga Berati, kishte

BERAT– Një 63-vjeçare nga lagjja “Donika Kastrioti” në Berat është gjetur e vdekur në banesën e saj, ku dyshohet se kishtë ndërruar jetë prej ditësh. Luljeta Kanani kishte dy ditë që nuk komunikonte me familjarët, të cilët janë shqetësuar dhe kanë njoftuar Policinë për të kontrolluar 63-vjeçaren.

Pasi kanë trokitur në derën e katit të parë ku edhe jetonte 63-vjeçarja, efektivët e Policisë nuk kanë marrë asnjë përgjigje, e me ndihmën e focave zjarrfikësve kanë shqyer derën e jashtme për të hyrë brenda. Ata kanë gjetur të shtrirë në dhomë dhe pa shenja jete gruan, e cila paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Fqinjët e viktimës kanë deklaruar segruaja jetonte e vetme në banesë pasi fëmijët i kishte emigrantë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet guraja e vdekur ne berat guraja e vdekur ne berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Tetor 2021, 14:27

TIRANË– Media austriake “Heute” i ka dedikuar një shkrim trafikut të drogës dhe emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria, duke përdorur si “pikë ky&cc...