Aktualitet

Vritet ‘Keli’ në Athinë, shqiptari frekuentonte jetë luksi e VIP-a, hetimet fokusohen tek larja e hesapeve

4 Tetor 2021, 06:08 Nga DOSJA
Vritet ‘Keli’ në Athinë, shqiptari frekuentonte jetë

GREQI– Dikenc Halili, 38 vjeç, baba i dy fëmijëve dhe me origjinë nga Tepelena është ekzekutuar me armë zjarri një natë më parë në Athinë. I riu shqiptar ishte në një nga lokalet e shumta të natës që menaxhonte në Athinë ‘Dejavu’, në Rrugën Liosion 104 pranë Sheshit Attiki dhe Agios Panteleimonas, në momentin që rreth orës 21:00, një person ende i paidentifikuar e qëlloi katër herë me armë zjarri.

Halili, i cili e kishte ndërruar emrin e tij dhe njihej si Keli, mori dy plumba në kokë dhe dy në bark. Ai u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por pak orë më vonë ndërroi jetë. Dëshmitarët okularë të krimit kanë zbardhur dhe detaje në lidhje me autorin. Ata janë shprehur për mediat se autori që shkrepi armën mbante veshur një xhaketë gri dhe se nga vendi i krimit ishte larguar me një makinë ngjyrë gri gjithashtu.

Keli la pas dy fëmijë. Tashmë hetimet kanë nisur dhe pista kryesore është ajo e pazareve të drogës në të cilat ishte përfshirë 38-vjeçari. Viktima madje kishte qenë nën ‘vëzhgimin’ e policisë edhe për shfrytëzimin prostitucioni në klubet që zotëronte në Athinë dhe rrethinat e saj. Dosja.al ka sjellë dhe foto e video nga aktiviteti i shqiptarit të ndjerë, pamje të cilat tregojnë se 38-vjeçari frekuentonte një jetë luksoze me shampanjë e VIP-a me të cilët shoqërohej shumë shpesh. Madje, dhjetëra personazhë publikë shqiptarë, Halili i ftonte në klubet e tij për të performuar për audiencën që kishte.  

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dikenc halili qellohet shqiptari ne athine vritet shqiptari ne athine dikenc halili qellohet shqiptari ne athine vritet shqiptari ne athine

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Tetor 2021, 14:27

TIRANË– Media austriake “Heute” i ka dedikuar një shkrim trafikut të drogës dhe emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria, duke përdorur si “pikë ky&cc...