Rrëzohet avioni privat në Vermosh, piloti dhe pasagjeri ‘arratisen’, dyshime për trafik kanabisi
4 Tetor 2021, 10:37Nga DOSJA
SHKODËR– Një avion i vogël privat pa asnjë shenjë identifikimi ka pësuar avari dhe ka bërë një ulje të detyruar në livadhet e Vermoshit në zonën e Malësisë së Madhe në Shkodër. Mësohet se ngjarja është regjistruar mesditën e sotme. Avioni i vogël privat ka pësuar një defekt në ajër dhe është detyruar të ulet, bashkë me pilotin dhe pasagjerin që kishte brenda, të cilët kanë shpëtuar pa u lënduar.
Banorët e zonës dhe barinjtë janë afruar që të shohin gjendjen e dy personave që ndodheshin brenda avionit të vogël, por këta të fundit nuk i kanë lejuar. Madje ata kanë telefonuar një person të tretë, i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes me një fuoristradë të bardhë, i ka marrë dhe janë larguar me shpejtësi nga zona e Kelmendit, në drejtim të paditur.
Paraprakisht dyshohet se avioni ka shkuar në këtë zonë për tu ngarkuar me kanabis, duke përsëritur kështu episodin e Divjakës në vitin 2014 me pilotin italian Giorgio Riformato.
Tonin Marinaj, kryetar i bashkisë së Malësisë së Madhe tha se policia po zbardh ngjarjen dhe se paraprakisht nuk mund të konfirmojë nëse bëhet fjalë për trafik kanabisi. Ai madje shtoi se ai lloj avioni nuk kishte vend për bagazhe, por fakti që piloti dhe pasagjeri, identitetët e të cilëve nuk dihen ende, janë ‘arratisur’, është shumë i dyshimtë.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ATHINË– Dalin pamjet e momentit kur shqiptari Dikenc Halili qëllohet me armë zjarri në teksa konsumonte një kafe në një lokal në Greqi. Mediat greke ...
DURRËS – Një aksident ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:20, në qytetin e Durrësit, ku kanë mbetur të plagosur 3 persona.Aksidenti ka ndodhur në...
TIRANË– Zona e ish-parkut të autobusëve në Tiranë ka mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë që jo më larg se dje, në një konferencë për shtyp kryemini...
Aktualitet 4 Tetor 2021, 14:27
TIRANË– Media austriake “Heute” i ka dedikuar një shkrim trafikut të drogës dhe emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria, duke përdorur si “pikë ky&cc...
SARANDË– Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Sarandë- Gjirokastër ditën e sotme mes një automjeti dhe një mjeti të tonazhit të rëndë. Shoferët e ...
TIRANË– Prokurori Altin Dumani e di se ka shumë punë për të bërë. Shumë! Zyra e tij, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, është e mbushur me një mori...
Krimi i dyfishtë tronditi kryeqytetin, pasditen e së shtunës, ku 26-vjeçari nga Dibra, Klinton Pira vrau të dashurën e tij me shtetësi ganeze, 31-vje&cce...