Aktualitet

Çmimi do rritet, por Tirana ende pa drita! Qytetarët prej orësh pa energji në zonën e ish-parkut

4 Tetor 2021, 14:35 Nga DOSJA
Çmimi do rritet, por Tirana ende pa drita! Qytetarët prej orësh

TIRANË– Zona e ish-parkut të autobusëve në Tiranë ka mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë që jo më larg se dje, në një konferencë për shtyp kryeministri Edi Rama paralajmëroi rritjen e energjisë, problemet me rrjetin vazhdojnë.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se sot do të ketë shkëputje për shkak të ndërhyrjes vetëm në dy zona, atë në rrugën “Siri Kodra” dhe tek “Vath  Kokalari”, por asnjë paralajmërim nuk është dhënë për zonat e reja të kryeqytetit që kanë mbetur në terr.

Mesa duket rritja e energjisë nuk ka lidhje me cilësinë e shërbimit, që ende lë për të dëshiruar. Ose ndoshta është “taktikë” e vendosur nga OSHEE në mënyrë që shqiptarët të mos harxhojnë shumë para tani që do të rritet edhe çmimi, duke ua ndërprerë për orë të tëra.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet tirana pa drita tirana pa drita

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Tetor 2021, 14:27

TIRANË– Media austriake “Heute” i ka dedikuar një shkrim trafikut të drogës dhe emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria, duke përdorur si “pikë ky&cc...