Durrës/ Mbyllen gërmimet arkeologjike, komuniteti musliman kërkon ndërprejen e punimeve
4 Tetor 2021, 13:53Nga DOSJA
DURRËS– Gërmimet arkeologjike pranë sheshit ”Pranvera” në Durrës janë ndërprerë përfundimisht. Fadroma ka mbuluar gjithçka, duke groposur të tjera dëshmi të historisë së qytetit antik, ndërsa arkeologët kanë nxituar të bëjnë dokumentimet e fundit të gjetjeve dhe t’i konservojnë ato në zemër të tokës.
Prej një muaji, sondazhet po kryheshin në kuadër të projektit kërkimor shkencor ”Dyrrachiumi në Antikitetin e Vonë” të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Por Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Myftinia e Durrësit ka reaguar duke kërkuar nga autoritetet ndërprerjen e menjëhershme të punimeve, pasi lulishtja pranë filialit të postës rezulton në pronësi të tyre.
Përgjatë historisë së tij, thuajse 3000-vjeçare, Durrësi është ringritur mbi veten, ndaj nëntoka e tij është shpallur nëntokë-muze dhe mbrohet me ligj nga shteti. Gjatë dekadave të fundit shkatërrimi i pasurisë së nëntokës është kthyer në fenomen. Betonizimi i zbulimeve arkeologjike nuk është një praktikë e panjohur në Durrës, ndërsa arkeologët e vënë theksin në ruajtjen e rrënojave arkeologjike, si një aset i çmuar i trashëgimisë sonë, dhe shpronësimin apo kompensimin e pronarëve të truallit./ Marrë nga Top Channel.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Krimi i dyfishtë tronditi kryeqytetin, pasditen e së shtunës, ku 26-vjeçari nga Dibra, Klinton Pira vrau të dashurën e tij me shtetësi ganeze, 31-vje&cce...
TIRANË- 7 persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 20-vjeçar me iniciale E.Gj është arrestua...
GREQI- Videoja e mëposhtme është kapur në një nga lokalet në pronësi të shqiptarit Dikenc Halili, që njihej si ‘Keli’ i cili u vra mbrëmjen e kaluar...
KRUJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë, ku një bombul gazi ka rrjedhur, duke djegur dy punonjës. Mësohet se punonjësit me iniciale G.N dhe A.Z janë...
TIRANË– Kur nuk kanë kaluar as 24 orë nga publikimi i dosjes së skandalit të Pandora Papers, është zbardhur emri i kompanisë së parë mes 13 atyre shq...
SHKODËR– Avioni që ra në livadhet e Vermoshit dyshohet se do ngarkohej me kanabis. Mësohet se barinjtë që ndodheshin rastësisht në vendin e ngjarjes ...