Bota

Bien ndjeshëm shifrat në Kosovë, 1 viktimë dhe 7 raste me Covid-19

4 Tetor 2021, 13:07 Nga DOSJA
Bien ndjeshëm shifrat në Kosovë, 1 viktimë dhe 7 raste me

KOSOVË- Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar edhe 1 viktimë si pasojë e COVID-19 dhe 7 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë e cila ka njoftuar gjithashtu se janë shëruar 199 qytetarë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.194 ndërkohë që të vaksinuarit 1.379.793 doza të vaksinës.

Njoftimi i MSH-së:

04 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.041 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.379.793 doza të vaksinës.

Deri më sot 567.280 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.515 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 199 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.194.

Në total numri i rasteve aktive është 2.044

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll