Bota

Petkoviç i përgjigjet Kurtit: Smund të flasësh për reciprocitet, është zbatim marrëveshje

4 Tetor 2021, 12:09 Nga DOSJA
Petkoviç i përgjigjet Kurtit: Smund të flasësh për

SERBI- Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me ‘epokën e reciprocitetit’.

Petkoviç deklaroi sot se zbatimi i marrëveshjes së Brukselit për përdorimin e tabelave ngjitëse po funksionon pa probleme dhe se ai nuk pret probleme të mëdha. Ai tha se Kurti nuk mund të flasë për reciprotcitet kur bëhet fjalë thjesh për zbatimin e marrëveshjes.

Sipas Petkoviç, është rënë dakord që raundi tjetër i dialogut të fillojë me temën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ne do të bëjmë gjithçka që marrëveshja të funksionojë siç duhet, të kemi liri të lëvizjes dhe këtë e presim nga Prishtina, në mënyrë që të kemi qarkullim të lirë të mallrave, njerëzve, shërbimeve. Unë nuk pres probleme më të mëdha”, tha Petkoviç.

Ai tha se Kurti nuk e thotë të vërtetën kur flet për reciprocitetin.

I pyetur se çfarë pret nga angazhimi i shtuar i SHBA-së, Petkoviç tha se qëndrimet e Beogradit dhe SHBA-së ndryshojnë, por tha se Gabriel Escobar është diplomat me përvojë, i cili ka qenë në këtë zonë për një kohë të gjatë dhe se e kupton mirë Ballkanin Perëndimor.

Është e qartë për të gjithë se nuk ka përparim pa dialog, dhe shpresoj se Shtetet e Bashkuara do ta përdorin ndikimin e tyre në Prishtinë për t’ia shpjeguar këtë edhe Kurtit”, tha Petkoviç.

Pas dy ditësh bisedime në Bruksel, më 30 shtator u arrit marrëveshja e reciprocitetit të targave midis Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja ka 3 pika bazë ku së pari forcat e policisë së Kosovës dhe protestuesit serbë duhet të lironin pikat kufitare. Më pas do të niste vendosja e tabelave ngjitëse dhe së fundi krijimi i një grupi pune i cili do të vijojë bisedimet për të gjetur një zgjidhke përfundimtare.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti gabriel escobar kosova vendos reciprocitetin me serbine petar petkoviç albin kurti gabriel escobar kosova vendos reciprocitetin me serbine petar petkoviç

Sondazh

Poll