Bota

Konfiskohen 11 kg drogë dhe armë në Kosovë, në pranga një 45-vjeçar (FOTOT)

4 Tetor 2021, 10:31 Nga DOSJA
Konfiskohen 11 kg drogë dhe armë në Kosovë, në pranga

KOSOVË- Ditën e djeshme Policia e Prizrenit ka organizuar një aksion ku ka konfiskuar rreth 11 kg lëndë narkotike dhe ka arrestuar një 45-vjeçar.

Policia ka pasur informacione se 45-vjeçari i identifikuar si S.T, në shtëpinë e tij kultivonte lëndën narkotike, kështu gjatë një operacioni të organizuar i dyshuari u arrestua në flagrancë.

Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar dëshmitë e poshtëshënuara si provë materiale: Dy (2) pushke gjuetie dhe pesëmbëdhjetë (15 ) fishekë, Një (1) pistoletë, me karikatorë të zbrazët, Një (1) thes i bardhë dhe një (1) thes i zi me trupa të bimës dhe gjethe të cannabis sativa-së me peshe totale 2200 gramë, Një (1) thes i zi me gjethe të bimës cannabis sativa me peshë totale 2100 gramë, Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (me trup të bimës )  me peshë 1000 gramë, Një (1) thes i zi me trupa të bimës dhe gjethe të cannabis sativa-së me peshë 1900 gramë, Substancë e dyshuar narkotike  e llojit marihuanë me peshë 900 gramë, Bimë e dyshuar cannabis sativa me peshë totale 3000 gramë, Dymbëdhjetë (12) bime të cannabis sativa-së  të mbjella  në zonën e quajtur “LAKE “ afër fshatit  Tupec  afër lumit Drini i Bardhë, Një (1) veturë ‘WV pasat’ me targa vendore, Një (1) telefon mobil samsung, Një (1) telefon mobil ‘ONXA’”, njofton policia.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit të Prizrenit ka nisur hetimi mbi “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Ndaj  të dyshuarit është caktuar  masa e ndalimit policor prej 48 orësh ndërsa rasti mbetet nën hetime nga njësitë relevante policore.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni arrestohet 45-vjecari ne kosove kapen 11 kg droge ne kosove policia e kosoves arrestohet 45-vjecari ne kosove kapen 11 kg droge ne kosove policia e kosoves

Sondazh

Poll