Bota

Gjykimi i Salih Mustafës, del dëshmitari i tretë: Më kanë dhunuar

4 Tetor 2021, 06:58 Nga DOSJA
Gjykimi i Salih Mustafës, del dëshmitari i tretë: Më

HAGË- Seanca e radhës e procesit gjyqësor ndaj ish-kreut të UÇK-së, Salih Mustafa po mbahet ditën e sotme. I njohur me nofkën “Komandant Cali”, Mustafa ka dalë sot para gjykatës në orën 09:30. Ne seancën e sotme është dëgjuar dëshmitari i tretë, i cili po dëshmon kundër Mustafës. Dëshmitari me kodin W01678 (Dëshmitarëve u janë vendosur kode identifikimi, në mënyrë që të mos zbulohen identitetet e tyre) gjatë deklaratës që ka dhënë ka dhënë se e kanë marrë anëtarët e Njësisë Speciale BIA dhe e kanë dorëzuar te komandanti i tyre, i cili e akuzoi për dhunë barbare. 

Që nga data 20 shtator, që kur kanë nisur dëshmitarët të dëshmojnë në lidhje me këtë rast janë dëgjuar dy prej tyre. Ndërkohë që Mustafa në deklarimin e tij, është deklaruar i pafajshëm.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është i arrestuari i parë nga Specialja ku më 12 qershor 2020 është konfirmuar aktakuza ndaj tij, kurse arrestimi i tij u bë me 24 shtator, ku po të njëjtën ditë, ai është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë. Më 24 shtator ishin bërë publike edhe aktakuza ndaj Mustafës. Aktakuza kundër tij për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme është konfirmuar në qershor të vitit të kaluar. Krimet për të cilat akuzohet Mustafa, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni salih mustafa salih mustafa del para gjykates speciale salih mustafa salih mustafa del para gjykates speciale

Sondazh

Poll