Bota

Gjykimi i Mustafës, dëshmitari: Komandanti më ka rrahur dhe dhunuar

4 Tetor 2021, 11:25 Nga DOSJA
Gjykimi i Mustafës, dëshmitari: Komandanti më ka rrahur dhe

HAGË- Dëshmitari i tretë ka dalë para seancës gjyqësore ndaj ish-kreut të UÇK-së Salih Mustafës. Në fjalën e tij tha se ishte marrë nga katër persona të armatosur dhe të veshur me rroba të zeza të cilët i përkisnin njësisë speciale BIA. Ai shtoi se teksa e çuan te komandanti, ky i fundit e kishte sharë, goditur dhe u kishte thënë njerëzve të tjerë ta mbysnin, pasi po gënjente.

Mua më kanë marrë 4 ushtarë të veshur me tesha të zeza, ato ishin skifterët e Njësisë Speciale- BIA. Kam qenë në oborr të shkollës në Zllash kur më pyeten për emër, njëri hyri brenda në shkollë dhe tre të tjerë ndejën me mua pasi doli ai nga shkolla me thanë eja se komandanti don me fol diçka me ty. Kur më dërguan brenda në ndërtesë ishte ulun komandanti i tyre i cili më tha pse po rren, bërtiti më goditi dhe filluan të më rrahin krejt. Kur ma ka mshu shuplakë komandanti u ka thënë të tjerëve mbytne krejt se po rren, pastaj më kanë zhag e më qitën jashtë e më quan në një ahur-shtallë të lopëve,” tha ai.

LAJMI KRYESOR: Gjykimi i Salih Mustafës, sot del dëshmitari i tretë në Hagë

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kosova ne hage salih mustafa salih mustafa del para gjykates speciale kosova ne hage salih mustafa salih mustafa del para gjykates speciale

Sondazh

Poll