Bota

Pandora Papers i zbuluan kështjellën në Francë, kryeministri çek mohon çdo paligjshmëri

4 Tetor 2021, 07:21 Nga DOSJA
Pandora Papers i zbuluan kështjellën në Francë, kryeministri

UASHINGTON– Kryeministri çek Andrej Babis ka mohuar të ketë lidhje me paligjshmëritë e publikuara një ditë më parë nga Pandora Papers, rrjedhja masive e dokumenteve që i zbuluan blerjen e një kështjelle në Francë. Reuters shkruan se Babis ka mohuar të kishte kryer ndonjë paligjshmëri në lidhje me blerjen e kështjellës në Francë. Ai ishte i ftuar në një debat televiziv të organizuar nga CNN Prima News, në momentin që u zbulua skandali dhe foli rreth tij.

“Paratë erdhën nga një bankë çeke, u taksuan, ishin paratë e mia dhe u kthyen në një bankë çeke,” tha Babis, i cili po bënte fushatë për zgjedhjet e 8-9 tetorit, gjatë debatit.

I pyetur nëse ai kishte shkelur ndonjë ligj në Republikën Çeke, Francë apo Shtetet e Bashkuara në lidhje me blerjen e pronës në 2009, Kryeministri Babis u përgjigj: “Sigurisht që jo … Ishte para e taksuar.”

Sipas raportit të Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues, Andrej Babis përdori 22 milionë dollarë përmes kompanive ‘offshore’ për të blerë Kështjellën Bigaud në 2009, një pronë e vendosur në Mougins, në jug të Francës. Raporti nuk thotë nëse transaksionet kanë shkelur ligjin, por janë shmangur taksat.

Një rrjedhje masive e dokumenteve financiare u botua një ditëm ë parë duke zbuluar udhëheqësit botërorë, pasuritë e tyre secrete, përfshirë Mbretin Abdullah të Jordanisë dhe bashkëpunëtorët e Presidentit Rus Vladimir Putin. Hedhja e më shumë se 11.9 milion rekordeve, që arrin në rreth 2.94 terabajt të dhëna, erdhi pesë vjet pasi rrjedhja e njohur si “Panama Papers” ekspozoi sesi paratë ishin fshehur nga të pasurit në mënyra që agjencitë e zbatimit të ligjit nuk mund t’i zbulonin. Dokumentet kanë zbuluar së bëhet fjalë për më shumë se 330 politikanë dhe zyrtarë publikë në 91 vende dhe për 11.3 trilionë dollarë pasuri.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota andrej babis pandora papers andrej babis pandora papers

Sondazh

Poll