Bota

Marrëveshja e Brukselit, fillon mbulimi i targave të Kosovës dhe Serbisë me afishe

4 Tetor 2021, 06:42 Nga DOSJA
Marrëveshja e Brukselit, fillon mbulimi i targave të Kosovës dhe

KOSOVË- Pika e dytë e marrëveshjes së përkohshme mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për çështjen e targave do të nisë ditën e sotme. Telegrafi shkruan se nga sot në pikat kufitare Jarinë dhe Bërnjakë, do të vendoset sistemi i afisheve, të cilat do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra-tjetrës. Fotoja e mëposhtme e publikuar nga KlanKosova, tregon se si do të vendosen afishet në targat e Kosovës dhe Serbisë.  

Pika e parë e kësaj marrëveshje ka filluar që të zbatohet që nga e shtuna që lam pas. Pika e parë ishte largimi i protestuesve nga pikat kufitare si dhe zvendësimin e njësive speciale me trupat e KFOR-it, në të dyja anët. Ndërsa pika e tretë do të nisë zbatimin më 21 tetor, ku një ekip i përbërë nga zyrtarë të BE-së, Kosovës si dhe Serbisë do të punojnë për të gjetur një zgjidhje të përhershme.

Vendosja e reciprocitetit të targave nga ana e Kosovës ngriti shumë reagime në Serbi, si dhe solli shumë protesta në pikat kufitare. Për 12 ditë rresht, situata mes dy vendeve ishte e tensionuar, me bllokimin e kufirit nga serbët, si dhe me vendosjen e trupave policore nga të dyja anët e kufirit.   

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arrihet marreveshja per targat arrihet marreveshja per targat

Sondazh

Poll