Bota

FOTOT- U shuan në tragjedinë e Milanos, zbardhen emrat e 8 personave që fluturonin me miliarderin rumun

4 Tetor 2021, 05:10 Nga DOSJA
FOTOT- U shuan në tragjedinë e Milanos, zbardhen emrat e 8 personave

ITALI– Mediat italiane kanë publikuar mrat e tetë personave që ndërruan jetë në aksidentin tragjik në Milano të regjistruar një ditë më parë. Ansa.it shkruan se në total janë dy familje, njëra prej tyre italiane dhe tjetra, ajo e miliarderit rumun, Dan Petresku. Ky i fundit, 68 vjeç ishte njëkohësisht dhe piloti i avionit privat kur u përplas me ndërtesën në Milano dhe me pas mjeti fluturues shpërtheu në flakë.

Petrsku ndërroi jetë në vend bashkë me të shoqen, Regina Dorotea Petrescu Balzat, 65 vjeçe dhe të birin, Dan Stefan, 30 vjeç. Julien Brossard, 36 vjeç, një mik kanadez i Dan Stefan Petrescu mbeti gjithashtu i vdekur në aksidentin ajror.

Katër viktimat e tjera ishin anëtare të një familjeje italiane. Ata janë: Filippo Nascimbene, 33 vjeç nga Pavia, por banues në Milano; djali i tij Raphael, i lindur në vitin 2020.

Nëna e Raphael dhe gruaja e Filippo Nascimbene, Claire Stephanie Caroline Alexandrescou, 34 vjeç, e lindur në Francë, si dhe nëna e Claire Stephanie Caroline, Miruna Anca Wanda Lozinschi, 65-vjeçare rumune me shtetësi franceze. 

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dan petresku rrezohet avioni ne milano tete te vdekur ne milano dan petresku rrezohet avioni ne milano tete te vdekur ne milano

Sondazh

Poll