Bota

Skandal në Greqi, në rrjetet sociale qarkullon një foto nga morgu e reperit Mad Clip

4 Tetor 2021, 09:13 Nga DOSJA
Skandal në Greqi, në rrjetet sociale qarkullon një foto nga morgu

GREQI- Në 24 orët një foto skandaloze ka qarkulluar nëpërmjet disa faqeve në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një foto nga morgu i trupit të reperit grek, Mad Clip i cili humbi jetën në një aksident fatal me makinë më 2 shtator.

Sipas Protothemës, ka qenë youtuberi, Alexandros Kopsialis i cili pasi ka marrë foton e ka denoncuar në një postim në Instagram.

Vetëm që ta dini, është e turpshme dhe e frikshme të bësh fotografi të një njeriu të vdekur të shtrirë në morg, vetëm për të përfituar, duke e dërguar në grupe në rrjetet sociale, sepse ai ishte i famshëm! Vetëm për ta ditur, ju jeni m @@@ më i madh! Dhe do të jem i lumtur t’ju gjej! “-shkruan Kopsialis.

34-vjeçari ishte duke u kthyer nga një dasmë dhe ishte pikërisht shpejtësia ajo çfarë i solli vdekjen. Punonjësve të zjarrfikëses i janë dashur dy orë për të nxjerrë nga makina trupin e pajetë të të riut. Reperi është shumë i njohur në Greqi për shkak të muzikës së tij e cila ka marrë në rrjetin Youtube miliona klikime.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni alexandros kopsialis mad clip alexandros kopsialis mad clip

Sondazh

Poll