Bota

“Nuk mund ta besoj!”/ 19-vjeçarja e vrarë nga bashkëshorti në Mal të Zi është kushërira e këngëtares shqiptare

3 Tetor 2021, 10:57 Nga DOSJA
“Nuk mund ta besoj!”/ 19-vjeçarja e vrarë nga

MAL I ZI– Këngëtarja Enisa, e po korr sukses në SHBA është kushërira e Shejla Bakija, 19-vjeçares që u ekzekutua nga bashkëshorti i saj në Mal të Zi. Enisa ka zbuluar se me 19-vjeçaren ka lidhje gjaku, pasi janë kushërira. Ajo ka ndarë disa foto të së ndjerës e krah saj një mesazh shumë të ndjerë.

“Nuk mund ta besoj që po e shkruaj këtë postim tani. Kjo nuk mund të jetë jeta e vërtetë, kushërira ime, motra ime e vogël, zemra ime është e thyer. Vetëm 19 vjeç, ti meritoje shumë më shumë, jeta jote as nuk kishte filluar. Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë me ne. Ti ishe një diamant, e mrekullueshme, e ëmbël, e dashur, ende nuk mund ta besoj. U prefsh në paqe, ëngjëlli më i bukur”

 

 

A post shared by ENISA (@iamenisa)

Shejla Bakija u vra nga bashkëshorti i saj, Ilir Gjokaj. Autori shkoi në banesën e familjes së Bakijas, duke qëlluar me breshëri arme këdo që i doli përpara. Plumbat i morën jetën 19-vjeçares, ndërkohë nga plumbat e marrë ndërroi jetë edhe gjyshja e saj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babi i vajzës. Ilir Gjokaj i cili kreu krimin e rëndë është ende në arrati.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni vrasja e shejla bakijas vrasja e shejla bakijas

Sondazh

Poll

Bota 3 Tetor 2021, 10:46

Sa e bashkuar është Gjermania sot?

GJERMANI- Që prej 31 vjetësh Gjermania është bashkuar. Të paktën në dokumenta ky hap u kurorëzua shpejt në mënyrë ceremoniale pas rënies së Murit të Berlinit. P...