Sherr banal brenda lokalit në Elbasan, godet me sende të forta bashkëfshatarin e tij, Policia shpall në kërkim 53-vjeçari
2 Tetor 2021, 18:14Nga DOSJA
ELBASAN– Një 53-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit pasi ka qëlluar me sende të forta bashkëfshatarin e tij. Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali në orën 18:35, në fshatin Labinot Fushë të Elbasanit, ku ka mbetur i lënduar 57-vjeçari me iniciale G.K. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që autori është shpallur në kërkim.
NJOFTIMI I PLOTË:
Elbasan/ Informacion paraprak
Më datë 02.10.2021, rreth orës 18:35, në fshatin Labinot Fushë, Elbasan, në ambientet e një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.Ll., 53 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin G.K., rreth 57 vjeç, banues në Elbasan, i cili është rrëzuar dhe është dëmtuar tek një travolinë e lokalit. 57 vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për kapjen e autorit, pasi është larguar menjëherë pas konfliktit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Kryeqyteti sot u trondit nga vdekja e një çifti në një nga banesat që kishte marrë me qera. Jawsackie Jaboah, nga Gana por me nënshtetësi fr...
TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë versionin zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë pasditën e sotme. Mësohet se rreth orës 18:00 të ...
TIRANË- Shkrimtari dhe poeti Visar Zhiti kujtoi përplasjen e fortë të pak kohe më parë me ish-presidentin Bujar Nishani. Në një intervistë për emisionin “K...