Bota

Vuçiç skeptik për Kosovën: S’ka marrëveshje të lehtë me ta, mezi po e mbajmë hundën mbi ujë

2 Tetor 2021, 18:19 Nga DOSJA
Vuçiç skeptik për Kosovën: S’ka marrëveshje

SERBI – Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas zbatimit të marrëveshjes për targat të arritur në Bruksel mes dy vendeve dhe ka shprehur skepticizmin e tij lidhur me respektimin e marrëveshjes nga pala kosovare.

Vuçiç, ndër të tjera, siç raportojnë mediet serbe, ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me kompetenca ekzekutive ku ka deklaruar se nuk beson asgjë pasi e di me kë ka të bëjë. Sipas Vuçiç, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ata mezi po qëndrojnë.

“Nuk besoj se do e pranojnë Asociacionin. Nuk u besoj në asgjë sepse e di me kë kemi punë. Kurti ka thënë se Kosova e ka një problem të madh, që tashmë ka emër e mbiemër (Aleksandër Vuçiç). Nuk ka asnjë marrëveshje të lehtë për ne. S’ka asgjë të lehtë në Kosovë. Më 2008, ata shpallën pavarësinë dhe ajo njihet nga 90 për qind e shteteve të fuqishme. Që nga ajo kohë, mezi po e mbajmë hundën mbi ujë”, është shprehur ai.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora marreveshja mes kosoves dhe serbise vucic skeptik per respektimin e marreveshjes marreveshja mes kosoves dhe serbise vucic skeptik per respektimin e marreveshjes

Sondazh

Poll