Bota

Tërhiqen barrikadat nga veriu i Kosovës, reagon Ambasada amerikane

2 Tetor 2021, 16:02 Nga DOSJA
Tërhiqen barrikadat nga veriu i Kosovës, reagon Ambasada amerikane

SHBA – I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas Giacobbe, ka folur ditën e sotme lidhur me largimin e Njësisë Speciale dhe heqjen e barrikadave në veri të vendit.

Ai ka shprehur mbështetjen e plotë për këtë vendim dhe tha se Kosova dhe Serbia janë duke e zbatuar marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për uljen e tensioneve në kufi. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se trupat e KFOR-it do të qëndrojnë për dy javë në kufi, teksa u ka bërë thirrje të dy vendeve që të vazhdojnë dialogun.

“Progres i mirë nga Kosova dhe Serbia pas implementimit të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja në kufi. Prezenca e përkohshme e KFOR-it, për dy javë ne presim që funksionimi i kufirit të kthehet në normalitet. Koha që të ecet përpara në këtë momentum dhe të rikthehet seriozisht dialogu”, ka shkruar ai në Twitter.

 

Good progress by Kosovo & Serbia implementing the EU-brokered agreement at the border. @NATO_KFOR’s presence is temporary, in two weeks we expect border operations to return to normal. Time to build upon this momentum and reengage earnestly in the Dialogue.

— Chargé d’Affaires Nicholas J. Giacobbe, Jr (@USAmbKosovo) October 2, 2021

Tashmë të gjitha forcat policore janë larguar nga pjesa veriore e Kosovës pas 13 ditësh qëndrimi. Njësitë speciale ishin vendosur aty të hënën e 20 shtatorit, pas vendimit të qeverisë për reciprocitet me targat e automjeteve të Serbisë.

Lajmi kryesor/ Reciprociteti për targat mes Kosovës e Serbisë! Pas 13 ditësh largohen kamionët, protestuesit serbë tërheqin bllokadën, KFOR vendoset në Jarinjë dhe Bërnjak

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ambasada amerikane regaon per heqjen e barrikadave arrihet marreveshja per targat ambasada amerikane regaon per heqjen e barrikadave arrihet marreveshja per targat

Sondazh

Poll