Bota

“President, a mund të bëjmë një foto?”/ Pronarja shokohet kur hap derën, Mattarella kërkon të marrë shtëpi

2 Tetor 2021, 14:50 Nga DOSJA
“President, a mund të bëjmë një foto?”/ Pronarja

ITALI – Presidenti italian, Sergio Mattarella, është duke kërkuar një shtëpi me qera në Romë, ndërsa mandati i tij presidencial është drejt përfundimit. 80-vjeçari Mattarella u “kap” këtë javë, pasditen e së mërkurës, duke vizituar një apartament qëpo jepej me qira në një zonë rezidenciale të Romës midis Villa Ada dhe Villa Borghese së bashku me vajzën e tij, Laura.

Pronarja e shtëpisë, e shokuar i kërkoi një selfie, një kërkesë të cilën Presidenti e pranoi dhe pozoi pranë gruas, sipas gazetës italiane Corriere della Sera.

“President, nuk e di nëse mundem, por… a mund të bëjmë një foto?,“- i ka thënë ajo.

Mattarella, i cili ka banuar në Pallatin Quirinal që kur u bë president në shkurt 2015, po kërkon të marrë me qira, jo të blejë një shtëpi të re, kur koha e tij në detyrë të përfundojë në janar.

Burimet presidenciale pohojnë se ai nuk është i gatshëm të qëndrojë në detyrë për një mandat të dytë, një vendim i cili do të intensifikojë debatin se kush do ta pasojë atë. Kryeministri Mario Draghi është një kandidat i fortë për postin, megjithatë, asgjë nuk është konfirmuar ende.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota presidenti italian kerkon shtepi me qera sergio mattarella presidenti italian kerkon shtepi me qera sergio mattarella

Sondazh

Poll