Bota

Reciprociteti për targat mes Kosovës e Serbisë! Pas 13 ditësh largohen kamionët, protestuesit serbë tërheqin bllokadën,

2 Tetor 2021, 06:04 Nga DOSJA
Reciprociteti për targat mes Kosovës e Serbisë! Pas 13

KOSOVË– Ditën e sotme, me 2 tetor do të marrë fund bllokimi i dy pikave kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë. Largimi i barrikadave dhe Njësisë Speciale ka filluar rreth orës 08:00 dhe pritet të përfundojë jo më larg se në orën 16:00. Këto dy pika kufitare qëndrojnë të bllokuara prej 20 shtatorit pasi qeveria e Kosovës mori vendim që të zbatojë masën e reciprocitetit në targat e makinave të regjistruara në Serbi.

Tashmë protestuesit serbë kanë liruar një korsi të rrugës duke spostuar kamionët në pjesën anësore të saj si dhe kanë liruar urën mbi liqenin e Ujmanit duke bërë të mundur lirimin e një korsie. Trupat e KFOR-it janë vendosur në të dyja pika kufitare teksa në vend ende ndodhet forcat e njësisë speciale të policisë së Kosovës.

Në një deklaratë të publikuar përfaqësues të KFOR-it njoftuan se do të patrullojnë zonën për rreth dy javë, deri në momentin që situata të jetë e qetë dhe të vijojë lëvizja e lirë normalisht në zbatim të marrëveshjes së arritur midis dy shteteve.

Sipas vendimit, makinat me regjistrim të Serbisë, duhet të heqin këto targa në hyrje të Kosovës, dhe të marrin targa të përkohshme gjatë lëvizjes në Kosovë. Këtë masë, Serbia e zbaton për makinat me regjistrim të Republikës së Kosovës që pre shumë kohësh. Por, delegacionet e këtyre dy shteteve, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë arritur pajtueshmëri më 30 shtator për çështjen e targave dhe zhbllokimin e veriut.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, ka bërë publike marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel, pas bllokadës në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

MARRËVESHJA:

-Njësitet speciale policore të vendosura në pikëkalimet e përbashkëta kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, do të largohen bashkë me barrikadat, duke nisur nga 2 tetori, ora 08:00 deri në orën 16:00 të asaj dite. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, do të angazhohet në këto dy pika në Jarinjë dhe Bërnjak, para nisjes së tërheqjes të zyrtarëve policorë dhe barrikadave, dhe do të mbetet aty për dy javë për të garantuar sigurinë.

-Nga 4 tetori, do të nisë së zbatuari përkohësisht regjimi i letrave ngjitëse, në vend të heqjes së targave të makinave të regjistruara në Kosovë dhe Serbi, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.

-Më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, Prishtinës dhe Beogradit për të gjetur një zgjidhje të përhershme. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajturi Grup Punues, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arrihet marreveshja per targat kosova vendos reciprocitetin me serbine arrihet marreveshja per targat kosova vendos reciprocitetin me serbine

Sondazh

Poll