Bota

Lajmëroi policinë se e shoqja kishte vdekur, kur mbërritën kuptuan se e kishte mbytur dhe kishte vrarë veten

2 Tetor 2021, 15:07 Nga DOSJA
Lajmëroi policinë se e shoqja kishte vdekur, kur mbërritën

GREQI – Një tjetër vrasje, e dymbëdhjeta që nga fillimi i vitit 2021, ndodhi në Argolida, Greqi, ku një burrë i moshuar vrau gruan e tij dhe më pas i dha fund jetës.

Ditën e premte, një 78-vjeçar telefonoi policinë dhe raportoi se gruaja e tij kishte vdekur. Kur policia mbërriti në shtëpi, gjeti trupin e gruas dhe më pas gjeti të moshuarin, i cili ishte varur.

Sipas gazetës greke Tanea, policia hetoi ambientet dhe zbuloi se vdekja e gruas, e cila vuante nga probleme kronike shëndetësore, ishte nga mbytja. Autoritetet besojnë, bazuar në provat e para, se plaku vrau gruan e tij dhe menjëherë i dha fund jetës.

Sipas të njëjtit burim, në shtëpinë e çiftit u gjet një shënim, i cili nuk është bërë i njohur për publikun.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 78 vjecari greqi vrau bashkeshorten dhe vari veten 78 vjecari greqi vrau bashkeshorten dhe vari veten

Sondazh

Poll