Bota

E rëndë në Greqi/ Hajdutët i hyjnë dy herë në shtëpi, përdhunojnë 31-vjeçaren në sy të fëmijëve (DETAJE)

2 Tetor 2021, 15:29 Nga DOSJA
E rëndë në Greqi/ Hajdutët i hyjnë dy herë në

GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi gjatë një grabitjeje, ku një grua është dhunuar seksualisht në sy të tre fëmijëve të saj të mitur. Grupi i hajdutëve u futën për herë të parë në banesën e 31-vjeçares më 16 shtator, ku morën 700 euro dhe më pas u zhdukën. Por grabitësit u kthyen sërish në shtëpinë e gruas nga Afganistani, rreth një javë më pas, më 25 shtator, por kësaj herë nuk do të largoheshin “qetësisht”.

Rreth orës 2:40 të mëngjesit, dy nga katër grabitësit e herës së parë hynë sërish në shtëpi dhe e detyruan që të konsumonte alkool me ta. Më pas e dhunuan seksualisht në dy të fëmijëve të mitur, morën 1000 euro, celularin e saj dhe më pas u larguan.

Sipas mediave greke, gruaja u përpoq për tre ditë të qëndronte në këmbë dhe më pas mblodhi forcat e shkoi për të denoncuar rastin e Polici. Hetimet kanë nisur nga autoritetet për kapjen e anëtarvë të grupit që abuzuan me 31-vjeçaren.

Marrë nga Protothema

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni grabitja ne greqi grabitja ne greqi

Sondazh

Poll