Sport

Mancini: “Nations League e rëndësishme për ne. Nëse je Italia, duhet të fitosh gjithmonë”

2 Tetor 2021, 05:30 Nga DOSJA
Mancini: “Nations League e rëndësishme për ne. Nëse je

ITALI – Pas triumfit në “Euro 2020” dhe kualifikimeve për botërorin “Katar 2022”, është koha që Italia e Roberto Mancinit të konkurrojë në “Final Four” të Nations League. Në tri ndeshjet në shtator, “azzurrët” arritën dy barazime dhe një fitore, ndërsa tani ata po synojnë suksesin në kompeticionin e ri të UEFA-s:

“Ne kishim shumë vështirësi në takimin e parë pas Kampionatit Europian, ndërsa tani ata kanë luajtur disa ndeshje dhe janë të gjithë më mire, – pranoi trajneri Mancini. – Shpresojmë të bëjmë mirë në gjysmëfinale dhe nëse është e mundur, edhe një finale të mirë. Janë katër ekipet europiane më të mira, Nations League është e rëndësishme për ne”.

Grupi do të ketë disa prurje të reja në rrugën drejt vitit 2022: “Ka shumë të rinj, – shtoi Mancini, – ne duhet t’u japim të gjithë të rinjve mundësinë të shprehen. Duke qenë të rinj, ata mund të bëjnë edhe gabime. Ne kemi problemin, që ndeshjet përkojnë me ato të U-21, që gjithashtu janë të rëndësishme për kualifikimin në Lojërat Olimpike. Në Itali, çdo ndeshje është një provim, ju mund të fitoni një Europian ose një Kupë Bote, por ndeshjen tjetër, ju duhet ta fitoni me patjetër. Këtë djemtë deri tani e kanë bërë mirë”.

Trajneri i ekipit kombëtar të Italisë ka komentuar gjithashtu edhe propozimin për të organizuar Kampionatin Botëror në çdo dy vjet: “Unë nuk dua të them jo ose po, por Kupa e Botës është një gjë kaq e jashtëzakonshme, saqë të presësh për katër vjet është një emocion. Duke e bërë atë çdo dy, ekziston rreziku që të bëhet normale”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “final four” të nations league italia e mancini lojerat olimpike trajneri i ekipit kombëtar të italisë “final four” të nations league italia e mancini lojerat olimpike trajneri i ekipit kombëtar të italisë

Sondazh

Poll

Sport 1 Tetor 2021, 21:01

ANGLI-Ditën e dielë, java e 7 e Premier League do të presë takimin Liverpool-Manchester City, përballje që do të luhet në orën 17:30. Askush nuk kërkon të ndale...