Bota

Vuçiç mohon kontaktet me Veselinoviç dhe Milan Radojiçiç të Listës Serbe: S’kam folur kurrë privatisht me asnjërin pr

2 Tetor 2021, 09:17 Nga DOSJA
Vuçiç mohon kontaktet me Veselinoviç dhe Milan

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, ka thënë se një herë ka pasur rastin të kontaktojë me Zvonko Veselinoviçin ndërsa për Milan Radojiçiçin tha se s’ka pasur rastin të bisedojë asnjëherë.

Kjo deklaratë pak e besueshme e presidentit të Serbisë vjen pas akuzave të politikanes serbe Marinika Tepic, e cila ka thënë se Vuçiç kontakton me Veselinoviç dhe Milan Radojiçiç.

Unë kam të drejtën që t’iu them, mendoj që e kam parë dy herë Zvonko Veselinoviçin në Kosovë dhe gjithmonë kam folur publikisht. Menoj që ne s’kemi pasur kontakt me njëri-tjetrin. Unë as nuk e kam numrin e tij në telefon. Ndoshta teksa kam biseduar me dikë rreht Kosovës dhe ai ka qenë prezent. Unë mendoj që s’kam biseduar asnjëherë në jetën time me Milanin. S’kam folur asnjëherë derisa ai ishte prezent në takimet ku flasim për njerëzit tanë në Kosovë dhe me përfaqësuesit e Listës Serbe. Në asnjë mënyrë tjetër”, ka thënë Vuçiç.

Por redaktorja e portalit Kossev, Tatjana Lazarevic, ka thënë për N1 se besohet që Veselinoviç dhe Radojiçiç janë dy emrat që ushtrojnë ndikimin e tyre në veri të Mitrovicës pas një raporti shumë të ngusht që kanë me udhëheqjen e partisë së Aleksander Vuçiçit./Express/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic marinika tepiç milan radojiç zvonko veselinović aleksander vucic marinika tepiç milan radojiç zvonko veselinović

Sondazh

Poll