Sport

Brdaric: “Në Korçë për tri pikë, do bëjmë disa ndryshime të nevojshme”

2 Tetor 2021, 05:08 Nga DOSJA
Brdaric: “Në Korçë për tri pikë, do

SHKODER Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, ka dalë në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes të së shtunës ndaj Skënderbeut në transfertë. Ai u shfaq optimist se skuadra e tij do ta kalojë me sukses këtë përballje. Brdaric iu kundërpërgjigj deklaratave të trajnerit të Partizanit, Ilir Daja.

Ndaj Partizanit? “Nuk duhet t’i lejojmë hapësirat që kërkojnë dhe jemi gati për këtë ndeshje të radhës me Skënderbeun. Mendoj se përballja me Partizanin ishte e fortë dhe ata kanë dëshirë të fitojnë me ne. Ishin mirë në mbrojtje, ne lamë hapësira në prapavijë dhe ata përfituan.”

Mungesat? “Na mungon Da Silva. Do luajë Fallu-Dianje në pozicion tjetër, do bëjmë disa ndryshime nga ndeshja me Partizanin.”

Deklarata e Ilir Dajës? “Secili duhet të shohë ekipin e vet, ne kemi pesë pikë dhe ata kanë dy. Nëse arbitri nuk do kishte gabuar te goli për pozicionin jashtë loje, ne do kishim marrë tri pikë dhe do flisnim ndryshe. Ajo shkoi dhe tani të përqëndrohemi te Skënderbeu.”

Synimi? “Jemi një grup në zhvillim dhe do kemi ulje-ngritjet tona. Synojmë që të bëhemi një ekip me vetbesim dhe të rrisim nivelin e lojës, që të bëhemi më të mirë”

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport deklarata e ilir dajës? thomas brdaric. trajneri i vllaznise deklarata e ilir dajës? thomas brdaric. trajneri i vllaznise

Sondazh

Poll

Sport 1 Tetor 2021, 21:01

ANGLI-Ditën e dielë, java e 7 e Premier League do të presë takimin Liverpool-Manchester City, përballje që do të luhet në orën 17:30. Askush nuk kërkon të ndale...