Bota

Pas vendosjes në Jarinjë dhe Bërnjak deklaratë nga KFOR: Do të qëndrojmë përkohësisht në bazë të marrëveshjes

2 Tetor 2021, 08:45 Nga DOSJA
Pas vendosjes në Jarinjë dhe Bërnjak deklaratë nga KFOR: Do

KOSOVË- Misioni i KFOR-it në Kosovë ka dalë me një komunikatë pasi nisi patrullimin në Jarinje dhe Bërnjak sipas marrëveshjes së arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO ka filluar hapat në mbështetje të impelementimit të marrëveshjes së fundit për de-eskalim në veri të Kosovës e arritur në mes të Prishtinës dhe Beoradit në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në komunikatë.

KFOR-i gjithashtu ka treguar se në përgjigje të zhvillimeve në veri të Kosovës, kanë rritur numrin e patrullimeve në rrugët të cilat janë bllokuar nga barrikadat.

Duke filluar nga ky vikend, për dy javë rresht, KFOR-i do të qëndrojë përkohësisht në këtë zonë, në pajtim me marrëveshjen e përmendur dhe në përputhje me mandatin që derivon nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit, për të siguruara një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, përfundon njoftimi.

Lajmi kryesor/ Reciprociteti për targat mes Kosovës e Serbisë! Pas 13 ditësh, pritet zhbllokimi i dy pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni arrihet marreveshja per targat kfor ne veri te kosoves arrihet marreveshja per targat kfor ne veri te kosoves

Sondazh

Poll