Bota

‘Kjo është filozofia e saj si nënë’/ Dy motra në Selanik abuzohen seksualisht, trafikohen nga nëna e tyre: Më

2 Tetor 2021, 06:51 Nga DOSJA
‘Kjo është filozofia e saj si nënë’/ Dy motra

GREQI– Dy motra në Selanik kanë përjetuar makth nga nëna e tyre. Dy të rejat, e moshave 15 dhe 20-vjeç janë abuzuar seksualisht nga nëna e tyre dhe persona të tjerë që i jepnin para asaj për të kryer marrëdhënie seksuale. Motra më e madhe, theu heshtjen duke treguar për ‘Mega’ gjithë makthin që ka përjetuar duke jetuar me nënën e saj.

Ata ishin të tmerrshëm, nëna ime më përdhunoi. Ata na kanë shkatërruar jetën”, është shprehur vajza 20-vjeçare.

Kishte netë kur nuk reagoja. Unë nuk mund të lëvizja ndërsa më abuzonin. Unë nuk mund të jetoj më kështu. Kur i thashë se trupi im më përket mua dhe nuk doja që ajo të më bënte këto gjëra, ajo tha se unë i përkisja asaj dhe se do të bëja çfarë të donte ajo. E godita me shkelm, e shtyva, e luta që të ndalet, por ajo vazhdoi” shtoi më tej vajza e re.

Dy motrat kanë treguar se kurrë nuk e ndjenin dashurinë e nënës së tyre, pavarësisht se e kërkonin. 15-vjeçarja ka zbuluar se është përdhunuar dhe nga partneri i nënës së saj.

Mami dhe partneri i saj më vendosën në dhomë dhe më bënë të shtrihem në shtrat. Pastaj ai vuri dorën nëpër të brendshme. Shikova nënën time, i tregova se sa më shqetëson, ajo më tha të ulem. “Unë i bërtita asaj për të më ndihmuar, dhe ajo u largua,” tha ajo me lot në sy.

“Çdo ditë që kalon për këta fëmijë është një ditë tjetër ferri. Ajo që ata kanë përjetuar është e paparë”, ka deklaruar avokati i dy vajzave, Stylianos Thanasaras.

Madje, 20-vjeçarja ka zbuluar se nëna e saj e shiste te meshkujt e tjerë.

“Nëna ime më dergoi në burra dhe fitoi para nga ajo. Kjo ishte filozofia e saj si nënë. Në fakt, një ditë, unë hyra në dhomë dhe pashë nënën time duke e përkëdhelur motrën time. Aty u çmenda. Fillova të bërtas,”– vuri në dukje vajza e re.

Kujdestaria e të miturave iu është caktuar një prej tezeve të tyre, ndërsa sipas avokatit të tyre, të gjithë presin me ankth që të vihet drejtësia.

Përshtatur nga Protothema.gr

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dy motrat ne selanik perdhunim ne selanik dy motrat ne selanik perdhunim ne selanik

Sondazh

Poll