Bota

Humb ndjenjat qytetari në aeroportin e Prishtinës, ‘shembet’ në tokë, shpëtohet nga polici

2 Tetor 2021, 06:34 Nga DOSJA
Humb ndjenjat qytetari në aeroportin e Prishtinës,

KOSOVË– Një qytetari nga Gjakova i ka rënë të fikët përballë terminalit të Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe sipas informacioneve paraprake, personi humbi ndjenjat dhe ra në tokë. Mirëpo ai u shpëtua nga disa persona, mes tyre dhe një polic, duke i dhanë ndihmën e parë për ta mbajtur në jetë. Në njoftimin e Policisë thuhet se ditën e djeshme, para terminalit të Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës një qytetar ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në tokë.

“Sot më, 01.10.2021, rreth orës 15:25, para terminalit të Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), një qytetar (më vonë është identifikuar si F.Q., viti i lindjes 1972 nga Gjakova) ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në tokë. Reagimi i menjëhershëm i zyrtarëve policorë, konkretisht policit K.G., një qytetari L.A., (viti i lindjes 1991, anëtar i Ekipit të Zhytjes nga Mitrovica) dhe personelit mjekësor të ANP-së, konkretisht Xh.R., ka bërë që qytetari të mbahet në jetë, t’i lirohen rrugët e frymëmarrjes, t’i bëhet reanimimi kardio-polmular dhe t’i stabilizohet gjendja”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni aeroporti i prishtines aeroporti i prishtines

Sondazh

Poll