Nuk duan ta bëjnë vaksinën! Pushohen nga puna punonjësit e shëndetësisë në New York
2 Tetor 2021, 07:35Nga DOSJA
Mijëra punonjës të kujdesit shëndetësor në Nju Jork morën të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19 para hyrjes në fuqi të vaksinimit të detyruar në të gjithë shtetin. Punonjësit e spitaleve dhe shtëpive për të moshuarit në Nju Jork kishin afat deri të hënën për të marrë dozën e parë të vaksinës ose do të përballeshin me pushime nga puna. Në bazë të rregullit të ri, punonjësit e spitaleve dhe shtëpive për të moshuarit kishin afat deri të hënën për të marrë dozën e tyre të parë të vaksinës kundër Covid-19.
Kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut Bill de Blasio tha se ishte i kënaqur me pjesëmarrjen në këtë fushatë vaksinimi deri më tani. “Jemi shumë të lumtur që po shohim rezultate të shkëlqyera, veçanërisht në sistemin tonë të shëndetit publik, i cili ka qenë heroik gjatë gjithë luftës kundër Covid-19. Dhe deri më tani, jemi mjaft mirë edhe me spitalet tona vullnetare dhe private”, tha ai.
De Blasio u bëri thirrje punonjësve të tjerë të kujdesit shëndetësor që të vaksinohen. “Njerëzit u përgjigjen afateve. Në minutën e fundit, ata po vaksinohen. Natyrisht që do t’i mirëpresim të gjithë ata që vendosin të vaksinohen. Gjërat po ndryshojnë në çdo orë”, tha ai. Gati 100% e infermierëve dhe mjekëve janë vaksinuar plotësisht, tha Presidenti i kompanisë “Shëndetësia dhe Spitalet eNju Jorkut”, Dr. Mitchell Katz. Kompania e tij operon spitale dhe klinika publike në qytetin e Nju Jorkut. “Mbi 95% e infermierëve të spitaleve dhe klinikave tona janë vaksinuar. Afër 98, 99% e mjekëve të mi kanë rënë dakord të bëjnë vaksinën. Të gjitha objektet tona janë të hapura dhe plotësisht funksionale”, tha ai.
Një terapiste nga Nju Jorku, e cila nuk dëshiron të vaksinohet ka marrë një justifikim të përkohshëm fetar. Ajo thotë se është e bindur se një gjykatës do të vendos në favor të saj gjatë shqyrtimit të kësaj çështje në tetor. “Kërkesa ime për t’u përjashtuar nga detyrimi për t’u vaksinuar bazohet kryesisht në justifikimin fetar, në faktin se, siç thashë, kam punuar me pacientë me Covid-19 për një vit e gjysmë dhe nuk u infektova. Unë besoj se Zoti më mbrojti gjatë gjithë kohës që punova në spital”, thotë terapistja Anna Petti.
Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul tha se ajo është e gatshme të marrë veprime të tjera për të shtuar numrin e punonjësve shëndetësorë nëse është e nevojshme. “Unë do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv për të më dhënë fuqitë emergjente të nevojshme për të trajtuar mungesat në sektorë të caktuar. Kjo do të më jepte mundësinë për të dislokuar personelin mjekësor të Gardës Kombëtare, për të angazhuar personelin mjekësor, që ka dalë ne pension, dhe për të sjellë këtu njerëz nga zona të tjera”, tha guvernatorja e Nju Jorkut. Fushata e re e vaksinimit pason vendimin e një gjykate federale këtë javë se qyteti i Nju Jorkut mund ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për të gjithë personelin e shkollave publike./VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
LITUANI– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Lituani. Mjekët në një spital kishin zbuluar objekte të ndryshme të vogla metalike, të tilla si vida dhe go...
KOSOVË– Një qytetari nga Gjakova i ka rënë të fikët përballë terminalit të Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ...
Kalifornia është gati të zbatojë një urdhër për vaksinim të detyrueshëm të nxënësve të shkollave, duke e bërë atë shtetin e parë amerikan që merr një masë të ti...
KOSOVË– Anëtarja e PSD-së në Komunën e Prishtinës, Vala Peshku, është përplasur ashpër me anëtaren e Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, gjatë mble...
PRISHTINË- Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 3 mijë euro gjobë të Leonard Vehapin, për akuzën e sulmit fizik. Ai sulmoi fizikisht tri vajza par...
GJEORGJIA- Gjeorgjia ka arrestuar ish-presidentin Mikheil Saakashvili pas kthimit të tij në vend pas tetë vitesh në mërgim. Aljazeera shkruan se ish-lideri kërk...
KOSOVË- Qytetari serb, i cili jeton në Prishtinë, Tomislav Lulzim Perusic ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit që kanë ndodhur mes shtetit të tij dhe ...