Bota

Nis zbatimi i marrëveshjes, kamionët serbë lirojnë rrugën ndërkohë forcat e KFOR-it nisin patrullimit në pikat kufitare

2 Tetor 2021, 08:18 Nga DOSJA
Nis zbatimi i marrëveshjes, kamionët serbë lirojnë

KOSOVË- Në veri ka filluar tërheqja e bllokadave të vendosa nga protestuesit serbë rreth dy javë më parë pas vendosjes së reciprocitetit të targave nga qeveria e Kosovës.

Një prej kamionëve që ka qenë në rrugë tashmë është larguar prej aty. Pjesa tjetër e tyre ende nuk janë larguar por janë vendosur në anë të rrugës duke liruar një korsi të saj.

Ndërkohë ushtarët e KFOR-it janë duke vazhduar me patrullime në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, po ashtu në këto vendkalime janë duke qëndruar ende Njësia Speciale e Kosovës.

Tërheqja e tyre vjen pas marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel, sipas së cilës largimi i tyre pritet të fillojë në orën 08:00 dhe pritet të përfundojë jo më larg se në orën 16:00.

Lajmi kryesor/ Reciprociteti për targat mes Kosovës e Serbisë! Pas 13 ditësh, pritet zhbllokimi i dy pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arrihet marreveshja per targat kfor ne veri te kosoves terhiqen protestuesit serbe nga kufiri arrihet marreveshja per targat kfor ne veri te kosoves terhiqen protestuesit serbe nga kufiri

Sondazh

Poll