Bota

Granatë në Aeroportin e Mynih! Bllokohen për 3 orë fluturimet, gjendet në çantën e 28-vjeçarit, justifikimi: E gjeta në

2 Tetor 2021, 05:21 Nga DOSJA
Granatë në Aeroportin e Mynih! Bllokohen për 3 orë

GJERMANI– Aeroporti i Mynih u bllokua ditën e djeshme për tre orë pasi u kap një granatë në çantën e një udhëtari. Personi i cili kishte në çantë lëndën plasëse po udhëtonte nga Mynihu në Turqi.

28-vjeçari nga Bavaria, i cili po udhëtonte për në Turqi me pushime, shkaktoi një mobilizim të madh të autoriteteve të aeroportit të Mynihut pasi forca të shumta policie ndërhynë për të mobilizuar situatën.

Ai pretendoi se e gjeti granatën dy javë më parë, gjatë një turneu në një fshat në Zvicër, por ai nuk ishte në gjendje të përgjigjej pse e mbante atë në çantën e tij. Granata u transportua në një vend të sigurt dhe u çaktivizua nga piroteknikët, ndërsa zona e aeroportit u bllokua për tre orë.

I riu tani do të duhet të përballet jo vetëm me akuzat për përpjekjen për të transportuar eksplozivë dhe kërcënimin për sigurinë e fluturimit, por edhe koston e operacionit të policisë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aeroporti i mynih granate ne aeroport aeroporti i mynih granate ne aeroport

Sondazh

Poll